Një shpërthim tritoli ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në lagjen Partizani. Mësohet se tritoli është vendosur poshtë një automjeti të parkuar në oborrin e shtëpisë të shtetasit Nazmi Bandulla.
Për momentin raportohen vetëm dëme material, ndërkohë që policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, një numër i madh efektivësh kanë rrethuar zonën dhe po punojnw për zbardhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
/faxweb