Skip to content

LAJM I FUNDIT/ U gjend i dekompozuar në kanal, policia identifikon viktimën në Fier (Detaje)

Policia Fier:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

/faxweb