Ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2 një 28-vjeçare nga Korça, e cila vetëm disa ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se e reja ishte intubuar prej 2 ditësh, por dje ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve.

Mësohet se përveç foshnjës së sapolindur, i cili gëzon shëndet të plotë, e reja kishte dhe dy fëmijë të tjerë.

Mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion i mori asaj jetën.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re