Fax News mëson se në takimin e sotëm mes përfaqësuesve të subjekteve politike në Këshillin Politik ambasadores së  SHBA, Yuri Kim dhe diplomatëve të tjerë të akredituar në Shqipëri nuk është gjetur gjuha e përbashkët që do të çonte në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Gazetarja e Fax News Eksiola Shehu raporton nga ambasada amerikane ku edhe u mbajt takimi, se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve sa i përket Reformës Zgjedhore dhe pikave që i ndjanë qëndrimet e palëve.

Nga minuti në minut pritet të dalë në një deklaratë për mediat edhe vetë zyrtarja amerikane për të sqaruar për çfarë është folur dhe cilat kanë qenë qëndrimet e palëve si dhe për të dhënë mesazhin e saj në lidhje me këtë çështje.

Janë rikthyer për herë të dytë rreth orës 17:00 në rezidencën e ambasadorëes Yuri Kim anëtarët e Këshillit Politik, përkatësisht Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Bylykbashi dhe Vasili kanë pasur një takim privat pas daljes nga amabasada në përfundim të takimit të parë, ndërsa i kanë mbërritur në zyrë për disa minuta edhe kreut të Partisë Demokratike.

Mendohet se ata i kanë shprehur Bashës çfarë kanë diskutuar në tryezë si dhe mund të kenë mësuar edhe qëdrimin e tij për çështjet e prekura dhe t’i jenë përçuar Kim në takimin e dytë. Ndërkohë, ata janë rikthyer sërish në rezidencën e ambasadës amerikane ku janë të pranishëm edhe 2 ambasadorë të tjerë përveç Yuri kim, si ai i BE dhe Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se afati i dakordësuar mes aktorëve politik për përfundimin e Reformës Zgjedhore ka qenë data 30 Maj ndërsa arritja e një marrëveshje brenda këtij afati ka dështuar. Diplomatja amerikane ka pasur axhendë të ngjeshur takimesh ditët e fundit, ku sa fundmi pas dështimit të konsensusit ka takuar për të disatën herë edhe kryedemokratin Basha në selinë blu.

Ende palët kanë disa mospërputhje në qëndrimet e tyre në disa pika që do të preken në Kodin Zgjedhor, ndërsa opozita ka akuzuar mazhorancën për tentativën e mosçlimirimit të zgjedhjeve nga deformimi i vullnetit të qytetarëve, ndërsa kjo e fundit ka akuzuar opozitën për shtim të kushteve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re