Ilustruese
Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër me ullinj në Shelegar të Sarandës. Siç shihet dhe nga pamjet zjarri ka përfshirë hapësira të mëdha me shkurre të thata dhe po përhapet me shpejtësi.
Largësia e afër me zonat e banuara ka bërë që të shkaktohet frikë dhe panik si pasojë e flakëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të qytetit të Sarandës të cilat po vijojnë përpjekjet për neutralizimin e flakëve.
…
/faxweb
