FOTO ILUSTRUESE

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes. Duket se shkak janë bërë temperaturat e lartë në zonë, si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë vendin ditët e fundit.

Nga raportimet e para nga vendi i ngjarjes, burimet e ‘Fax News’ bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme ullinjsh në vendin e quajtur ‘Kodra e Vainit’.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re