Pika e Kalimit kufitar të Qafë Botës hapet të hënën e ardhshme, sipas informacioneve nga mediat greke. Rihapja është arritur pas rreth një viti ku doganat u mbyllën për shkak të masave të ndalimit të pandemisë.
Vendimi për hapjen e pikës doganore u bë i njohur për Guvernatorin Rajonal i Epirit, Aleko Kachrimanis dhe nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou.
Funksionimi i Qafë Botës do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe vendkalimet do të lejojnë hyrjen në Greqi te 250 personave në ditë.
Duhet të theksohet se ditët e fundit pati një presion të shtuar për hapjen e Qafë Botës nga të dyja anët e kufirit.
Bashkia Finiq, Dhoma e Tregtisë Igumenicë dhe zyrtarë të tjerë kërkuan hapjen e kësaj dogane.
Shoqata e minoritarëve grekë në Igumenicë, duke njoftuar hapjen e pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës, shkruan edhe për përpjekjet dhe punën e tyre deri në ardhjen e këtij vendimi.
Në statusin e tyre në facebook, ata shprehen se kanë qenë pikërisht këmbëngulja e tyre të tyre së bashku me Prefektin e Thesprotisë Thoma Pituli dhe presioni i vazhdueshëm që kanë detyruar qeverinë greke në marrjen e këtij vendimi.
Statusi i plotë:
Pas kontakteve dhe komunikimeve të vazhdueshme, që Shoqata jonë kishte në lidhje me hapjen e Doganave të Mavromatit, duket se kërkesa jonë u dëgjua më në fund. Hapja e Doganave të Mavromatit pritet të njoftohet zyrtarisht nga qeveria Greke në ditët në vijim. Ndërsa kemi marrë sigurime, doganat do të veprojnë me masat ekzistuese që zbatohen për Kakavije (provë molekulare ose çertifikatë vaksinimi dhe PLF) dhe një numër specifik tranziti drejt Greqisë (250 persona) në ditë.
Në këtë përpjekje, ne kishim pranë vetes Zëvendës Guvernatorin Rajonal të Thesprotisë dhe një mik të mirë të minoritetit grek, Z. Thomas Pitoulis, i cili tregon gjithmonë një ndjeshmëri të madhe për çështjet e komunitetit tonë. Të dobishëm në përpjekje ishin edhe deputeti i SYRIZA z. Marios Katsis si dhe ish-ministri i PASOK, z. Alekos Papadopulos, të cilët me veprimet e tyre kontribuan në zhvillimin pozitiv të kësaj çështje madhore për helenizmin verior, i cili për 1.5 vjet tani ai u shkëput nga vendi i tij amë, duke rezultuar në probleme të mëdha për banorët e përhershëm të zonave të banuara nga minoriteti grek në Shqipëri, përfundon statusi i Shoqatës së Minoritareve grekë në Igumenicë
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
