E premtja e parë e qershorit është mbyllur me një aksident automobilistik në qytetin e Korçës, ku janë përplasur dy mjete.
Burimet për Fax News dhe Faxweb.al kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, si pasojë e së cilës njëri nga drejtuesit ka marrë plagë në trup.
Drejtues i dëmtuar i mjetit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korcës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, goditja ka qënë e fortë cka ka sjelle dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb