Qeveria në detyrë e Kosovës është duke e mbajtur një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.

Në këtë mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka thënë Baxhaku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re