Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Policia arreston dy vëllezërit e shpallur në kërkim, kultivonin bimë narkotike (EMRAT)

Policia e Tepelenës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Uniformat blu kanë ndaluar vëllezërit Spartak Sela dhe Romeo Sela, banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj.

“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njerit-tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb