Mesditën e kësaj të shtune banorët në zonë e Ali Demit janë terrorizuar nga disa  të shtëna me armë.

Disa qytetarë bëhet e ditur për “Faxweb.al” se një person i armatosur ka kërcënuar kalimtarët në zonën e Ali Demit.

Deri tani nuk është raportuar asnjë person i lënduar, ndërkohë që personi në fjalë, në momentin që ka parë policinë ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet më vrap.

Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve të policisë, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Po dërgohet në komisariat për të verifikuar kush është dhe në vijim do ti pritet edhe fleta e arrestit.

Ndërkohë që forcat blu mohojn se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re