Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin tonë dhe 150 shtetas afganë të cilët janë sistemuar përkatsisht 103 persona në Qytet Studenti në Tiranë dhe 47 të tjerë në hotele në Durrës.

Deri më tani në vendin tonë janë strehuar në total 607 shtetas afgaë. Ndërkohë Fax News ka siguruar pamje nga kompleksi i hoteleve në Durrës ku janë akomoduar afganët, në të cilat shihet qartë sa të lumtur dhe të sigurt nidhen fëmijët teksa lahen në pishinë.

Nga komunikimet e kryera të gazetraes së Fax News Kloida Gjuzi me administratorin e kompleksit, mësohet se do të jenë në gatishmëri për të pritur afganët për 6 muaj.

Nuk dihet ende nëse do të qëndrojnë të njejtët apo nëse do të largohen dhe të ketë prurje të reja në javët në vijim. Në total pritet të mbërrijnë në Shqipëri rreth 4 mijë shtetas afganë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re