Kryetarja e Partisë Lëvizje Socialiste për Integrim, Monika Kryemdhi gjatë takimit banorët në Berat u shpreh se “shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje dhe guxim”

Kryemadhi theksoi se LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë herë, do të synojë të katërtin.

Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se LSI  “është i qartë në planin e tij për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Berat”.

Pjesë nga fjala: 

Berati i vlerave dhe i trashëgimisë kulturore është jo vetëm identitet për Shqipërinë, por edhe krenari. Është një krenari për të gjithë shqiptarët. Është një krenari për të gjithë ata që ndihen shqiptarë dhe për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.

Berati është histori. Nuk është vetëm histori i trashëgimisë kulturore, që ne krenohemi me Kalanë, me dritaret e Beratit, krenohemi me monumentet e saj kulturore. Por, Berati është edhe një krenari historike. Është një krenari e vlerave të qëndresës dhe të luftës. Është një krenari që ngjall frymëzim, burim i entuziazmit të rinisë shqiptare.

E tha Arditi pak më parë, që i jam bashkuar LSI në moshën 17-vjeçare. Është e vërtetë. Ishte gjimnazist i ‘Myslym Ketës’. Ishte senator i atij gjimnazi dhe u bën pjesë e LSI-së si themelues i saj, por në krah të Afërdita Tutulanit, motrës së dëshmorëve të Margarita dhe Kristaq Tutulanit, të cilët edhe ato nuk mund të themi adoleshentë, por ishin më të pjekur se burrat dhe gratë, të cilët morën përsipër për të dhënë jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë.

Firma e Arditit dhe e shumë djemve dhe vajzave që sot drejtojnë qarqet e LSI-së ishte edhe në krah të profesorit Syrja Hysi, të familjes së madhe të Hysajve, të cilët nuk ishin vetëm themeluesit e LSI-së, por ishte edhe ideatori i saj, sepse veçoria e LSI-së ishte që në themelimin e saj kishte mençurinë, kishte pjekurinë e njerëzve që duan të bëjnë shtetin, por kishte edhe firmën e entuziazmit të gjakut të ri, si të ishte Arditi, Blenardi e shumë e shumë të tjerë.

Elona Guri që drejton Qarkun e Durrësit, Endrit Braimllari që drejton Qarkun e Korçës, e shumë e shumë djem dhe vajza të tjera, që nga Erisa Xhixho, Klajda Gjosha, Silva Caka, Floida Kërpaçi e me qindra e mijëra të rinj dhe të reja, që sot janë pjesë drejtuese e LSI-së.

Të dashur miq, ekipi i Beratit, është një ekip që brenda vetes së tij ka brenda jo vetëm fuqinë, pro ka edhe vizionin për ta drejtuar qarkun e Beratit në atë drejtim për të cilën ka nevojë.

Shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nga Berati nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje, do guxim, do veprim dhe ky ekip, i cili është i qartë në planin e tij për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Berat, për të rikthyer vlerat dhe traditën në Berat, për ta rikthyer Beratin qendër jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të historisë, por për ta kthyer edhe në qendër të ekonomisë.

Dua të flas për jetën tuaj të përditshme. Por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë. Fuqia dhe besimi tek njëri-tjetri na japin kurajon për të ecur përpara. Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re