Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se Opozita është e gjitha e bashkuar për të sjelle ndryshimin e madh më 25 Prill.

“Uragani “Popull” po vjen… Rilindja në kërkim të vrimave!

Jemi të gjithë të bashkuar për të sjellë ndryshimin e madh më 25 Prill!

Berati më i motivuar se kurrë për t’i dhënë mijëra shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare.

Lodhja kaq e gjatë nga qeveria e korruptuar, i është kthyer në forcë për ta ndëshkuar keqazi më 25 Prill.

3 mandate për LSI-në, fitore plebishitare për Opozitën e Bashkuar”, shprehet Lefter Maliqi.

Uragani Popull po vjen… Rilindja ne kerkim te vrimave! Jemi te gjithe te bashkuar per te sjelle ndryshimin e madh me…

Posted by Lefter Maliqi on Tuesday, April 6, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re