75-vjeçarja Lefterie Dhima, u gjet e vdekur ditën e sotme në shtëpinë e saj në Himarë, pranë kazanit të rakisë, ku dyshohet se kishte disa ditë që kishte humbur jetën.

Lefterie Dhimo është nëna e kampionit olimpik në peshëngritje Pirro Dhima, dhe jetonte vetëm në Himarë.

Njëra prej fqinjëve ka treguar se kishte ditë që nuk e shihte: “Ka vdekur qëkur ajo se kishte marrë erë. Unë kisha disa ditë pa e parë. Të tërë jemi vetëm këtu. Nuk kemi fëmijët, jemi të gjithë fëmijët. Pirro s’ka ardhur kohët e fundit se ishte në SHBA”.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re