Një ndërtese e ish-Trikotazhit në Korçë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues çka ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth.

Një banor i pallatit pranë ndërtesës në fjalë ka folur për Fax Neës duke deklaruar se është lajmëruar policia por deri tani nuk po merret asnjë masë.

Ai thekson se lëndët janë tepër të rrezikshme dhe rrezikojnë rreth familjet që ndodhen aty pranë. Sipas tij problemin nuk e zgjidh zjarrëfiksja me ujë, por duhet të merren masa të tjera për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

“Ish-trikotazhi i Korçës, komplet siç ishin mbetjet toksike kanë marrë zjarr dhe lëshohet një helm i fortë tym që nuk jetohet as 5 minuta në banesë. Ne kërkojmë nga instancat të zgjidhet sa më parë, se Korça nuk është vetëm katedralja, kaq.

Mund të jemi 10 familje. Jemi shumë të rrezikuar, ja e shikoni edhe vetë, këtu nuk mund të marrësh dot frymë. Njerëzit e pallatit janë në rrezik. Të merren masa menjëherë. Kemi lajmëruar policinë, nuk po merren masa deri më tani.

Këto janë tymëra kanceroze, të rrezikshme, helme që nga minuta në minutë mund të marrë akoma zjarr dhe mund të ketë pasoja për banorët.

Nuk e di atje brenda te magazina kush i ka trazuar. Ka ardhur zjarrëfiksja dhe i ka hedhur ujë, por ato marrin akoma më shumë sepse janë mbetje që nuk duhet t’i hidhet ujë por duhet të vijnë specialistat, kimista, që duhet të vijnë ta shikojnë në vend dhe të hiqen urgjentisht.” deklaroi banori.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re