Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosja i cili kandidoi për deputet në Tiranë më 25 Prill, ka treguar për herë të parë se çfarë e preku më shumë gjatë fushatës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazi tregon se gjatë fushatës ka vënë re varfërinë e madhe të qytetarëve shqiptarë. Ai shprehet se megjithëse nuk i kishte premtuar as para e as vend pune, sërish ata e kishin votuar. Për këtë ai do të takojë sërish të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Postimi i plotë:

Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune. Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim. Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë.

(r.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re