Rriten së tepërmi lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë diçka më tepër se 4.100 shtetas.

 

Numri më i madh i lëvizjeve ka qenë në dalje me 2.283 shtetas, duke regjistruar kështu levizjet më të shumta të muajve të fundit. I lartë ka qenë gjatë orëve të fundit edhe numri i hyrjve nga vendi fqinj drejt vendit tonë, me 1.986 shtetas të cilët kanë deklaruar në kufi se vijnë për të kaluar fundjavën në Shqipëri.

 

Sipas policisë kufitare, lëvizjet e shumta nga vendi ynë drejt Maqedonisë së Veriut vijnë pasi shqiptarët e përdorin shtetin fqinj si një mundësi kalimi drejt Greqisë, përsa kohë grekët mbajnë të mbyllur në mënyrë të njëanshme Kapshticën.

 

Vetëm dy ditët e fundit nga Qafë Thanë kanë hyrë e kanë dalë afro 8 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Për të përballuar këtë fluks në rritje policia jonë kufitare në Qafë Thanë punon me pesë sportele, tre prej të cilëve në dalje. Ndërsa pala maqedonase me katër në hyrje e dalje. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë, kanë hyrë 329 shtetas dhe 145 mjete.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re