Mes tendave të dhe aktiviteteve të shumta që panairi i Librit ka sjellë edhe një botim të ri të titulluar “Gjaku i Martirëve të kombit” të shkruar nga autorja Zana Tako.

Në emisionin “Ka Motor” të transmetuar në Fax News, autorja Zana Tako zbuloi arsyen përse e kishte titulluar kështu librin dhe tha se bëhej fjalë për periudhën e komunizmit ku kishte pasur martirë të shumtë nëpër burgjet famëkeqe të vendit të rezervuara për kundërshtarët politikë të përndjekur nga regjimi.

Ajo shtoi se librin e kishte shkruar në dialektin gegërisht edhe pse nuk e fliste një dialekt të tillë. Mesazhi që ajo ka dashur të përcjellë lidhet me shpërndarjen e dashurisë dhe paqes dhe të dijes pasi siç edhe ajo e përcaktoi: Drita dhe dija janë dhuratë.

Pse gjaku i martirëve të kombit?

Autorja, Zana Tako: Është një titull interesant! Njerëzit e mi të afërt që e kanë lexuar dhe kam kërkuar që të më jepnin përshtypjet e tyre, më kanë pyetur përse e zgjodha këtë titull, në vend që të zgjidhja një tjetër. Ky është një libër që flet për kohën e diktaturës komuniste dhe në faqen e parë të tij shkruhet: Për çdo bir që u martirizua në burgjet e regjimit komunist. Këto vuajtje martirizojnë çdo shpirt. Pasi martirizimi përfshin të vogël dhe të madh. Nuk është kjo arsyeja që është krijuar. Unë kam shkruar duke mos parë se cfarë është burgu dhe duke mos njohur personazhet apo vendin ku është zhvilluar ngjarja në një zonë të veriut pranë Dukagjinit. Mbase ka njerëz që mund të më paragjykojnë, or unë dua të them të vërtetën që mësohet vetëm pasi ky libër të lexohet. Në fund të fundit njerëzit zgjedhin cfarë është e mirë dhe çfarë e keqe.

Libri është i shkruar në dialektin geg. Unë nuk di të flas gegnisht, po kështu edhe gjuha gegnishte ka ardhur krejt natyrshëm në këtë libër. E kam shkruar pa pasur asnjë lloj dijenie mbi dialektin geg pasi unë nuk di ta flas siç e thashë më parë. Unë do doja shumë që ky libër të lexohet dhe të mos rrijë në sirtare dhe vitrina pasi përcjell mesazhe të rëndësishme për kohën që jetojmë. Ky libër përcjell mesazhin sesi kthehet dhuna në dashuri. Sesi gjuha e urrejtjes nuk të çon asgjëkundi. Sesi dashuria kthehet në forcë që mund të mposhtë çdo lloj sfide sepse jetës nuk i dihet si vjen por shpirtrat duhet të jenë të përgatitur. Askujt nuk i falet të ecë pa dije dhe të jetojë në errësirë. Drita dhe dija është dhuratë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re