Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 15 prill për të vënë përballë ndërtuesit dhe qeverinë. Në faqen e saj zyrtare kushtetuesja ka publikuar datën se kur do të shqyrtojë padinë e shoqatës së ndërtuesve për ligjin e strehimit social.

Sektori i ndërtimit do të përballet me qeverinë dhe parlamentin në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë të shfuqizohet ligji që i detyron të kontribuojnë në masën 3 % të sipërfaqes, për banesat sociale. Ligji për strehimin social u miratua nga parlamenti në vitin 2018.

Në nenin 19 të ligjit për strehumin cocial thuhet se:  “ Çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale ”.

Kujtojmë se pas miratimit të këtij ligji rreth tre vite më parë, ndërtuesit paralajmëruaan se kostoja do të transferohet tek qytetarët, duke sjellë rritje të çmimeve të shtëpive. Ndërtuesit hodhën akuza se  qeveria ka prodhuar një politikë të njëanshme me qëllim që të ndihmoj shtresat në nevojë duke shkelur kushtetutën.

E për këtë ato ju drejtuan me një padi kushtetueses për shfuzizimin e këtij ligji, padi e cila është parashikuar të shqyrtohet më 15 prill. Shoqata e ndërtursvd në padinë e saj pretendon se miratimi i këtin ligji është taksim i dyfishtë duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës, një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale.

Pas dy javësh Gjykata Kushtëtuese do shqyrtojë këtë ccështje ku do vendoset nëse  do e pranohet padia e ndërtuesve apo do e lihet në fuqi nenin 19 për strehimin social.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re