Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë, ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë Klodian Troci.

Në gjykatën e Apelit në Vlorë, bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni. Të tre këta shtetas kanë zgjedhur mos të prezantohen në gjykatën e Apelit. Punonjësit e paraburgimit kanë paraqitur një kërkesë të këtyre tre shtetasve të cilët nuk do prezantohen në sallën e gjyqit, por ja lënë mbrojtjen e tyre avokatëve mbrojtes.

Troci akuzohet se është pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjatë kontrollit të banesës së Trocit janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shumë prej 65.000 Euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re