Skip to content

Lindita Nikolla jep urdhrin e parë si kryeparlamentare, nesër mblidhet sërish Kuvendi. Ja ora…

Nesër (e hënë) në orën 17:00 mblidhet sërish Kuvendi i Shqipërisë.

Në faqen zyrtare, Lindita Nikolla, e zgjedhura në krye të Kuvendit ka lëshuar urdhrin e parë për mbledhjen e takimit të radhës me deputetët e zgjedhur.

Në shkresë është përcaktuar dhe rendi i ditës të seancës plenarë:

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores) Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”. (Neni 8 i Rregullores) Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20-22 të Rregullores) Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores) Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 i Rregullores)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb