Lindita Nikolla është Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, ku mori 79 vota pro nga 137 deputetë që morën pjesë në votim, dhe ku deputetët demokratë i grisën fletët e votimit, duke mos i hedhur ato në kuti.

Ndërsa Nikolla u ngjit në foltore të mbante fjalën e parë si kryetare Kuvendit, deputetët e opozitës nisën të përplasnin duart mbi tavolina. Kjo zgjati për disa sekonda. Më pas deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit.

Lindita Nikolla pason në këtë detyrë Gramoz Ruçin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re