Gazetari Erl Murati, i ftuar në FaxNews ka komentuar listat e partive, hyrjet e reja dhe përjashtimet. Gazetari u shpreh se listat e secilës parti ishin të pritshme, pasi kohët e fundit shihej se kush ishte më aktiv në jetën politike dhe kush jo.
Sa për përjashtimin e Bushatit, gazetari u shpreh se kjo gjithashtu ishte dicka e pritshme, ndërsa kujtoi përplasjen e tij me Ramën mbi vizionin e diplomacisë dhe largimin e tij nga PS-ja.
-Listat janë brenda pritshmërive, nuk ka ndonjë surprizë, janë ata që priteshin. Nuk ka supriza të mëdha edhe ata që janë diksutuar orët e fundit në dorëzimin e listave, pra Xhafa dhe Bushati. Ne që merremi me këtë punë, që jemi gazetarë pakashum e dimë që këta persona muajt e fundit apo vitet e fundit janë larguar disi nga prozhektorët e PS-së, nga jeta politike.
Pavarëisht surprizës që mund të ketë qënë për ta apo për një pjesë tjetër, unë do të thoja që nuk ka ndonjë supriz të madhe. Unë do të thoja që kemi të bëjm me lista të balancuara. Janë kryesisht në masën 70-80% personazhe që vijnë nga një jetë politike, lajmi i mirë është që janë respektuar karriera brendapartiake, pra në një farë mënyre ti nuk je thjesht i preferuari i kryetarit, por ti bën një jetë partiake dhe ky është mesazhi që ti i jep kryetrëve të forumeve që partitë në një farë mënyrë janë të hapura dhe ke mundësi të bësh karrierë.
Në masën 40% kemi të bëjmë me kandidatë jashtëpartiakë, me personazhe që janë nga individualitetet e spikatura në fushat e tyre, por që nuk kanë një jetë të mirëfilltë politike, sic janë rasti i Najada Comos apo Luljeta Bozos në Partinë Socialiste, apo rasti i shkrimtares Flutura Acka, ose i professor Mark Markut, ose i analistit Agron Gjerkmarkajt. Kemi një gërshetim, një fuzionim të dy prurjeve, partiake dhe jashtë partiake. Parlamenti i ardhshëm do të jetë më i mirë sesa parlamenti që po mbyll legjistraturën, madje edhe sesa ai para këtij. Pra besoj që legjistrtura 2021-2025 nga pikëpamja e parë do të jetë më i mirë dhe më pozitiv sesa ky q po e mbyllim.
-Ka dy dekad që ndjek proceset zgjedhore në Shqipëri dhe nuk mbaj mend që pasi të jenë publikuar listat të mos ketë të pakëaqur. Është e kuptueshme që një individ me karrierë olitike, apo që pretendon të jetë në listë, sic është rasti i Bushatit, të gjej veten jashtë liste, ose të ketë një debat, ose të përballet politikisht.
Përsa i përket Bushatit, e dinimin që rrezikonte të mos ishte në këto lista për shkak të qëndimeve që ka pasur me Edi Ramën, ka pasur përplasje përsa i përket vizionit për diplomacinë. U largua për këtë shkak, sepse kishte një përplasje me kryeministrin Rama dhe ndanin vizione të ndryshme për cështje të ndryshme. Dhe për ndarjen e Kosovës shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, kishin një qëndrim të ndryshëm. Kjo solli largimin e Ditmir Bushatit dhe më pas mbajti qëndrime kundrejt Ramës., u shpreh Murati.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
