Ishte stadiumi “Skënderbeu’’ në Korçë, skena ku u luajt akti final i këtij sezoni, një fund me lot. Ato të Skënderbeut që pavarsisht se humbi edhe këtë herë në Korçë. Kështu fiton titullin e 8të kampion dhe sulmuesi i saj Ali Soue shpallet golshënuesi më i mirë i kampionatit.

Ndërsa për Vllazninë lotët ishin të dhimbjes për skuadrën që duhet të festoj 100 vjetorin e klubit në Kategorinë e Parë. Pesë gola të shkodranëve nuk mjaftuan për asgjë pasi e gjitha u vendos në Tiranë ku një gol i Kamzës ndaj Partizanit u siguron qëndrimin në Superiore.

Ndërsa Kukësi, Luftëtari dhe Laçi janë skuadrat që do të na përfaqësojnë në Europë ndërkohë ende pritet të luhet finalja e Kupës për të mbyllur zyrtarisht sezonin. Ndërkohë nga viti ardhshëm do të jenë Tirana dhe Kastrioti që do të zëvendësojnë Lushnjen dhe Vllazninë në Kategorinë Superiore.

Skënderbeu 1-5 Vllaznia

Shënues: Gripshi 50’/Sukaj 18’(pen), Kalaja 28’, Çinari 61’, 78’, Malota 70’

Shkodranët shënojnë pesë herë në portën e Skënderbeut duke siguruar distancën prej katër golash që u duhej në rast të një barazimi në Tiranë. Por kjo fitore nga ato që rallë ka parë Vllaznia e viteve të fundit nuk vlen për asgjë. Festa e korçarëve nuk prishet aspak nga kjo humbje ndërsa Vllaznia ia del të bëjë realitet premtimin e presidentes së saj për të shkuar në Kategorinë e Parë.

Partizani 0-1 Kamza

Shënues: Rezi 47’

I mjaftonte vetëm një gol kamzalinjve dhe ai ka ardhur me nisjen e pjesës së dytë ndaj Partizanit. ‘’Ultras Guerrils” ndryshe nga ujqërit nuk kishin çfarë të festonin dhe zgjodhën të largoheshin kur panë se ekipi i tyre nuk po luante ndaj Kamzëa. Por skuadrës së Qarrit dhe Mziut kjo i intereson pak dhe Kamza siguron edhe një sezon në Superiore.

Lushnja 0-2 Luftëtari

Shënues: Alushi 32’, Shkurtaj 37’

Luftëtari ishte surpriza më e bukur e këtij sezoni duke ia dalë jo vetëm të bëjë sezonin e shkuar por edhe ta përmirësoj atë duke u kualifikuar për në Ligën e Europës. Një sukses historik për futbollin gjirokastrit. Gjiathashtu ka siguruar shitjen drejt Skënderbeut të Bregut dhe Abazajt me këtë të fundit që sezonin e ardhshëm do të luaj në Belgjikë, për Anderleht dhe gjithashtu siguroj edhe Kombëtaren nga Luftëtari.

Laçi 4-2 Teuta

Shënues: Rexhinaldo 7’, Jonuzi 61’, Uzuni 78’, 83’/ Peqini 55’, Hila 85’

Ishte ndeshja e parë për Teutën pasi kishte siguruar qëndrimin në Superiore dhe e humbet. Ndërkohë Laçi fiton për të siguruar pjesëmarrjen në Europë ndërkohë ende pret të luaj edhe finale e Kupës ndaj Skënderbeut. Mesfushori beratas Myrto Uzuni ka shënuar dy herë në këtë sfidë duke u ngjitur në 10 gola sezonal.

Kukësi 2-2 Flamurtari

Shënues: Hoxha 49’, Guri 73’/ Bushiç 36’, Shameti 53’(a)

Ndeshje pa objektiva ku edhe barazimi mjafton për Kukësin ta mbyll sezonin i dyti pas Skënderbeut. Tashmë në Kukës presin vendimin e UEFA-s për Skënderbeun për të shpresuar mundësinë e të luajturit edhe në këtë sezon në Ligën e Kampioneve pa u shpallur kampione e Shqipërisë. Për vlonjatët edhe pse i nisur me bujë ky ishte një tjetër sezon i dështuar./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re