Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë pesë mandate.

Sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Ndërkohë më herët LSI ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re