Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, pasi inspektoi procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, u ndal për një prononcim për mediat. Soreca theksoi se procesi duhet të vijojë pa ndërprerje, pasi qytetarët shqiptarë janë në pritje të rezultatit. Ai shtoi s 50 ekipe të BE janë shpërndarë në të gjithë vendin për të monitoruar procesin.

“Mirëdita. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Po shkoj në disa nga Qendrat e Numërimit në Tiranë. Në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim, në mënyrë që të rifillojnë punën. Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa problem dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët presin rezultatin.

Zgjedhësit shqiptar e thanë fjalën e tyre, pavarësiht pandemisë, ka pasur një pjesëmarrje të lartë, kjo është një tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri. Më lejoni të them që e kam mirëptitur këtë process pilot, votimit elektronik në Njësinë 10, e cila mund të implementohet më gjerë në të ardhmen.

Prandaj ne po presim me qetësi, ashtu sic kanë bërë thirrje udhëheqësit politik në Shqiopëri, ëprfshirë edhe Presdientin. Deri sat ë numërohet vota e fundit të presim me qetësi dhe të mos dalim në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat në vend. Ne si ekip i BE do të viojmë punën tonë, e kemi bërë këtë në të gjithë vendin, ka 50 skuadra në të gjithë Shqipërinë, do e ndjekim nga afër procesin”, u shpreh Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re