Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, ka deklaruar se në mbledhjen e Kuvendit të PD të thirrur nga ish-kryeministri Berisha në datën 11 dhjetor do të zyrtarizohet shkarkimi i kryetarit aktual Lulzim Bashës.

Ai ka thënë se do të bëhej shkarkimi i gjithë personave të cilët mbështesnin Bashën dhe do të rimerrej në dorë ringritja e partisë Demokratike për të bërë të mundur rikthimin e opozitës së vërtetë.

Klevis Balliu: Shumica do të vendosë më datë 11 në Kuvendin Kombëtar të PD. Çfarëdolloj mitingjesh që të zhvillojë Basha për të mbrojtur regjimin Rama- Basha, nuk do ia dali dot kurrsesi që të marrë PD dhe të ja shesë Edi Rama. Lulzim Basha do shkarkohet me datë 11.
Më 11 mblidhet Kuvendi Kombëtra i PD siç e kanë kërkuar delegatët e PD dhe pakica që përfaqësohet nga Basha do të shkarkohet dhe do të vazhdojë me ringritjen e PD dhe të aksionit opozitar për të larguar qeverinë e cila ka larguar rininë, që ka mbushur parlamentin me kriminelë. Për të rrëzuar këtë qeveri duhet një opozitë e vërtetë dhe jo një opozitë që i shërben qeverisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re