33 ditë para zgjedhjeve parlamentare, lideri i opozitës Lulzim Basha ka kujtuar fitoren e parë të Partisë Demokratike neë zgjedhjet e vitit 1992.

Basha ka deklaruar se 22 marsi ishte një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare, shton Vizion Plus, duke theksuar se qytetarët me votën e tyre do të bëjnë të njëjtën diferencë në 25 prill.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Dua t’ju them se 22 Marsi i 92’-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, ndërsa me ndihmën tuaj, me kontributin tuaj dhe me punën e gjithsecilit prej nesh, le ta kthejmë 25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri në një ditë ku ëndrra juaj, ëndrra e themeluesve, ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe të përfaqësuesve të parë të Partisë Demokratike si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, të fillojë të konkretizohet.”

 

Basha ka përdorur fjalën mision për të përshkruar betejën elektorale për qeverinë e ardhshme të Shqipërisë.

 

 

“Sot ne bashkohemi të gjithë me një mision të vetëm: ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe që e mban peng.”

 

Në 22 marsin e vitit 1992 PD së bashku me aleatet e saj fituan 69.5% të votave të shqiptarëve, duke shënuar rastin e parë që opozita fitonte zgjedhjet në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re