Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.

Mbledhja në selinë blu ka zgjatur rreth tre orë.

Mësohet se tema e diskutimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë që këto dy çështje së bashku me vettingun në politikë janë pjesë e amendamenteve të PD për ndryshimet kushtetuese, të cilat jane depozituar ne Kuvend.

Sipas kreut te PD, Lulzim Basha keto tre prioritete jane absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re