Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën e zgjedhjeve në Kosovë teksa ka bërë një krahasim me vendin tonë, dhe kryetarët e partive.

Sipas Manjanit, krahasimi është zhgënjyes ndërsa shton së kryetarët tek ne i kanë partitë me tapi, edhe pse humbin, askush nuk ikën.

“Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë të bëjnë Kryeministër. Por një vit më pas të heq karriken.Vota ndryshon pushtetin, pa as jë diskutim!Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike. Demokracia nuk njeh as mandate e as afate.Në Shqipëri….. lëre fare më mirë!Krahasimi është zhgënjyes…Nga monizmi në monizëm.Nga humbja në humbje.

Asgjë nuk ndryshon.Votoni ju sa të doni, por hiçgjë ndryshoni. Skeni gjë në dorë. Pse në Kosovë jetoni ju që të ndryshoni pushtetin me votë dhe shpesh?!Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katër vjet si kampionati botëror i futbollit.Bahh!I humbe ndeshjet, prit kampionatin tjetër. Ska më ndeshje…Ne jemi medemek stabilokratë, shqipet në Kosovë janë thjesht demokratë!I kam zili demokratët e thjeshtë Kosovarë.Ma çpifin në ektrem stabilokratët në Shqipëri.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re