Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e nëntë katëshve në Tiranë.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë, mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar duke aksidentuar dy këmbësorë.

Këta të fundit sipas policisë janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M.

Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re