Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.

Një automjet i OSHEE, me dy pasagjerë, është rrëzuar në lumin Drin përballë fshatit Lazarat.

Mjeti kishte brenda dy punonjës të OSHEE në rajonin Gjirokastër të cilët ishin duke inspektuar zonën lindore të luginës pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike.

Dy elektriçistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isara shkuan të ndërhynin në linjë, por për shkak të terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rrugë të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin.

Ky i fundit ka rënë në rrjedhën e lumit në thëllësi ndërkohë që dy elektri çisët nuk kanë mundur dot të dalin.