Sot policia e Antidrogës ka bërë një ndërrhyrje në një apartament në Galatsi, ku zbuloi një laborator të pajisur plotësisht për përgatitjen e heroinës, duke arrestuar tre shtetas shqiptar, dy burra dhe një grua të moshës 22, 36 dhe 60 vjeç. Policia në banesë ka konfiskuar 21.5 kilogramë heroinë.

Nga vëzhgimet e bëra nga policia e Athinës u zbuluan rolet, ku një 33-vjeçar mësohet se është “drejtori” i organizatës, ndërkohë që koordinon trafikun e drogës.

Një 36-vjeçar mësohet se është përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja, ndërsa një grua 60-vjeçare mësohet se është përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit të falsifikimit dhe ripostimit të heroinës.

Burime policore bëjnë të ditur se heroina ka përfunduar në “sheshet e vdekjes” në qendër të Athinës. Në total u konfiskuan 21 kilogramë e 530 gramë heroinë, një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, makina, një kamion, peshore precize dhe celularë.

Arrestimet u kryen mesditën e së shtunës, pas një operacioni të organizuar të policisë në Qipseli dhe Galatsi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re