Një 21 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga A. K. 28 vjeç teksa ishte duke kaluar rrugën.

I plagosuri Xhelson Gabili është transportuar te Spitali i Traumës, në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re