Një makinë me drejtues shtetasin V.Q 64 vjeç është përplasur me bordurën anësore të një rruge në Krujë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi i automjetit i cili është dërguar menjëherë në spital ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë:

Krujë/Informacin paraprak

Rreth orës 15:15, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin V. Q., 64 vjeç, pasi ka humbur kontollin është përplasur me bordurën ansore të rrugës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re