Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç. Bëhet e ditur se rreth orës 19:30 një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i “Benzit” është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re