Policia ka zbardhur rrethanat e aksidentit të ndodhur sot në fshatin Shelca në Elbasan.

Mësohet se një automjet që ndodhej i parkuar në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalisht.

Për pasojë janë plagosur katër pasagjerë J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

Në fshatin Shelca, Elbasan, një mjet në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalisht pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë diçka në banesë dhe mjeti ka lëvizur nga vendi dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët shtetasit, J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re