Deri më tani në vendin tonë janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re