Paraditen e sotme kanë mbërritur në vendin tonë 30 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë.

1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid”, shkruan ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re