Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se Pfizer/BioNtech do të sjellë në Shqipëri një sasi tjetër vaksinash më 15 shkurt.

Në konferencën e sotme me gazetarët, Manastirliu tha se vaksinimi po vazhdon, me grupet e rrezikut.

“Strategjia jonë e vaksinimit parashikon dhe ka diçka komponentë që lidhen me planin e vaksinimit me logjistikës dhe me cilësinë e vaksinës në mënyrë që ne të kemi një informacion të saktë për të gjithë të vaksinuarit.

Informacioni ka shumë rëndësi pasi siç e dimë Pfizer dhe BioNTex është një vaksinë që bëhet në dy faza.

Pasaporta e vaksinimit është një informacion i zyrtarizuar në lidhje me një informacion që duhet të marrë një qytetar.

Është një element shumë i rëndësishëm përsa i përket dhe pikëpamjes së analizë. Vaksina është arma më e fuqishme për të kontrolluar pandeminë sa të njohura kemi aq dhe të panjohura është e rëndësishme që të dimë sa është numri sa të prekur janë.

Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët.

Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza”,-shpjegoi Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re