Ministrja Ogerta Manastirliu ka raportuar në Komisionin e Shëndetësisë ditën e sotme mbi situatën e procesit të vaksinimit kundër koronavirusit në Shqipëri.

Teksa pritet kalimi për miratimin e aktit normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, ministrja thotë se deri në fund të vitit do të sigurojmë dhe 500 mijë vaksina nga ky instrument.

Manastirliu shprehet se që prej fillimit të shpërndarjes së vaksinave, Shqipëria ka siguruar mbi 2 milionë doza, ku aktualisht janë përdorur rreth 1.7 milionë doza. Ajo bën të ditur se me dy doza, janë vaksinuar 36% e popullsisë.

Ministrja bën të ditur se në vitin e ardhshëm, Shqipëria do të nënshkruajë marrëveshje të tjera për të siguruar vaksinat.

Manastirliu: Vitin e ardhshëm të tjera kontrata e marrëveshje për vaksinat. Në negociatat që kemi pasur me Pfizer, për të siguruar furnizimin me vaksina në vazhdim. Aktualisht në Shqipëri, në saj të gjithë marrëveshjeve të lidhura, janë më shumë se 2 milionë doza të vaksinave të mbërritura, ku më shumë se 1.7 milionë janë përdorur. Rreth 36% me dy doza.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare nuk do të ndalen, deri në fund të vitit, në mbështetje të të gjithat marrëveshjeve, të kemi dhe rreth 400 mijë vaksinave. Shqipëria që në momentin e parë që kur u krijua instrumenti siguroi më shumë se 1.2 milionë doza. Kemi vijuar përpjekjet për të siguruar vaksina dhe nga kompani të tjera. Kemi kërkuar vaksina kineze, sinovac dhe atë ruse. Fokusi është të arrijmë një mbulesë vaksinale të lartë” – tha Manastirliu.

Ndërkohë nënkryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu thotë se me anë të kësaj marrëveshjes me Pfizer, do të mund të arrihet objektivi i vaksinimit të popullatës të vendosur nga ministria.

Spahiu: Kemi kaluar një sërë aktesh normativ në parlament. Kjo marrëveshje bën zgjatjen e furnizimit me doza të vaksinave. Do të arrijmë dhe objektivin që është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë që brenda marsit, popullata target të jetë e vaksinuar.

Është një apel për të gjithë, ne duhet të jemi promotorë të këtij procesi. Sepse ne do ja dalim mbanë kësaj pandemie. Besoj do të jetë vendimi i Komitetit të Ekspertëve për vaksinën e tretë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re