Mjeku neurolog Drini Dobi po lufton me koronavirusin në një nga spitalet e Italisë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se shpenzimet financiare që duhen për kurimin e tij do të mbulohen nga qeveria shqiptare.

 

Ajo falenderoi edhe të gjithë qytetarët e kolegët që janë solidarizuar për të ndihmuar sadopak për doktor Dobin.

 

“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!”, tha ministrja Manastirliu në “Facebook”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re