Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë seancës online të Komisionit të Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shëndetësisë, foli për situatën e shkaktuar nga Covid19 dhe masat e marra për përballimin e epidemisë.

Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se janë marrë masat për t’iu përgjigjur skenareve nëse do të ketë flukse në rritje të rasteve, duke informuar se krahas 4 spitaleve Covid që tashmë janë gati, do të jenë dhe spitalet rajonale që do të përfshihen në rast se do të jetë e nevojshme.

 

“Kemi vlerësuar disa skenarë të tjerë për t’iu përgjigjur skenarëve nëse do kemi flukse në rritje. Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitete të shtretërve në rast të rritjes së pacientëvë që do të kërkojnë trajtim spitalor. Në skenarin e parë do të përfshihen spitalret rajonalë në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër. Në skenarin e dytë përfshihen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Fierit. Në skenarin e tretë përfshihen spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit”, tha Manastirliu.

 

 

Sipas ministres, pacientët me Covid19 të shtruar në spitalet Covid po marrin të njëjtin trajtim, njësoj si në vendet të tjera të Botës.

 

“Me fonde të alokuara nga qeveria shqiptare dhe përmes instrumentit të përbashkët të prokurimit të Bashkimit Europian, kemi siguruar remdisivirin, një medikament tjetër për trajtimin e pacientëve me Covid19 dhe me fondet e qeverisë do të vijë në Shqipëri”, tha Manastirliu.

 

Duke theksuar planin e vjeshtë-dimrit për përballimin e situatës, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë marrë masat për vaksinimin e grupeve të riskut.

 

“Janë 368 mijë vaksina të cilat janë blerë për t’u ofruar grupeve të riskuara, si të sëmurët kronikë, personel shëndetësor, mësues, kujdestarë, eduktarë, fëmijë 2-5 vjeç, etj”, bëri me dije ministrja.

 

Manastirliu gjatë fjalës saj në Komision nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që qeveria shqiptare po i jep personelit shëndetësor përmes bonusit dhe së fundmi rritjes së pagave me 40 % që nga 1 Janari i vitit 2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re