Pas vizitës së bërë nga presidenti Erdogan gjatë ditës së sotme, vëmendja është përqendruar në marrëdhëniet diplomatike që Shqipëria ka me shtetet fqinjë. Duke sjellë në vëmendje këtë fakt, në një rishikim të bërë nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, ka rënë në sy fakti se që prej vitit 2006, asnjë president, apo kryeministër shqiptar nuk ka bërë vizitë zyrtare në Greqi.

Vizita e fundit e një presidenti apo kryeministri në Greqi ka qenë ajo e vitit 2006 e bërë nga ish kryeministri Sali Berisha një vit pasi ishte zgjedhur në postin e kreut të ekzekutivit. Nga ana tjetër vizita e fundit nga një kryeministër grek ka qenë nga Kostas Karamanli në vitin 2009.

Kjo është diçka shqetësues për marrëdhëniet shqiptaro-greke, ku pavarësisht ligjit të luftës mes dy vendeve janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje të përbashkëta.

Shkrimi i Plotë nga gazetari Shpëtim Zinxhiria:

Marrëdhënie të mira ( laj -thaj…qep – shqep)
Problemet për shqiptarët qendrojnë për me se tre dekada !
Shtator 2006 është vizita e fundit zyrtare e ish-presidentit Sali Berisha që ka vizituar Greqinë, duke e mbylluar këtë vizitë edhe me një takim me emigrantët në Athinë. Nga ana tjetër prilli 2009 është vizita e fundit e ish-kryeministrit grek të Kostas Karamanli .
Pra janë këto dy vizita që i përkasin të kaluares. Sot pas 15 vitesh asnjë vizitë zyrtare nga kryeministrat apo presidentë shqiptarë, thuaj se Greqia është larg.
Dihet që në Greqi jeton një komunitet i madh me problemet nga më të mëdha, duke filluar nga rinovimi dhe zvarritja e lejeve te qendrimit, nga njohja e pensioneve etj.
Edhe pse mbi qendron Ligji i Luftës midis dy vendeve fqinje është bërë e mundur të kryen mbi 70 marrëveshje midis dy vendeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re