Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar marrëveshjet e qeverisë, që sipas tij janë abuzive.

Në një dalje për mediat, Vasili thotë se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet.

Sipas Vasilit nuk ka asnjë mbështetje për SPAK as në anglisht dhe as në shqip, nëse ky institucion nuk vepron për të luftuar paligjshmërinë.

“SPAK sot duhet të jetë në alert më shumë se kurrë. Asnjë deklaratë mbështetje në shqip apo anglisht nëse nuk ngrihet të godasë këto paligjshmëri, të cilat kërkojnë përgjigje.

Po shqyhet Shqipëria, prona e saj publike ditën për diellë.

SPAK të veprojë sot, ose nesër do të jetë në bankën e të akuzuarve bashkë me këta që kanë kryer këto akte të rënda. Më e pakta do të ishin përpara drejtësisë.
Dokumentacioni nuk është sekret. Është në duart tuaj. SPAK vepro tani”, tha Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re