Banda frymore e kryeqytetit bëri një parakalim në rrugët e Tiranës mëngjesin e kësaj të diele.

 

Marshimi me tingujt e muzikës u bë në kuadër të nisjes së vitit, në të cilin Tirana mban stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë.

 

“Marshet e qytetit tim” është emëruar ky aktivitet, i cili zgjoi Tiranën e heshtur të kësaj të diele.

 

Ky është aktiviteti i parë i këtij viti, i cili do të pasohet edhe nga mbi një mijë të tjerë të spektrit kulturor, sportiv, argëtues etj.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re