Myzerim Zeneli u raportua si një nga viktimat e përplasjes me armë në Velipojë mes familjes Ferracaku dhe familjes Gocaj, hotelet e të cilëve ishin 50 metra larg njëri tjetrit.

Myzerimi ishte vetëm 20 vjeç dhe sapo kishte nisur punë në hotel Gocaj, kur ka mbetur viktimë e breshërive të armëve.

Madje dita e djeshme, ishte dita e parë e punës për të si kamarier në këtë sezon turistik.

Fatkeqësisht ai rastisi të jetë i pranishëm në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë, ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re