Autoritetet britanike janë duke hetuar për vrasjen me thikë të shqiptarit Armend Xhika në rrugët e Sheffield-it rreth një javë më parë.

Fillimisht u ndaluan 5 persona si të dyshuar që kishin djeni për ngjarjen, por më pas ata u lanë të lirë pasi nuk kishte asnjë provë.

“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e vrasjes dhe kush ishin të përfshirë në këtë ngjarje”, tha policia.

Autoritetet bëjnë thirrje se kushdo që ka informacion duhet të telefonojë policinë.

22-vjeçari Xhika ishte një emigrant i paligjshëm. Ai fillimisht mbeti i plagosur, ndërsa pas dërgimit në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Armendi u la jashtë repartit të urgjencës në Northern General Hospital nga një makinë, e cila më pas u largua teksa mjekët po përpiqeshin ta ndihmonin.

Një shok i tij bëri të ditur sot se Armendi kishte shkuar ilegalisht në Angli më 2018, ku besohet se jeton edhe motra e tij, për një jetë më të mirë për veten dhe familjen në Shqipëri. Më pak se tre vjet më pas, jeta e tij u shua tragjikisht nga një goditje me thikë.

(Emri+Foto) Përleshja me thika i kushton jetën 22 vjeçarit shqiptar në Britani, një tjetër i ri i plagosur rëndë

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re