Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet brenda orës policore, do të nisë në 21:30 dhe do të zgjasë deri në orën 22:30 për ti dhënë mundësi besimtarëve që të kthehen në shtëpitë e tyre brenda orës 23:00 kur nis dhe kufizimi i lëvizjeve.

Arqipeshkv i ri i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj nuk ka kërkuar leje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për lejimin e meshës së Kritshlindjeve përtej orës policore, për të respektuar masat e vendosura në pandemi, duke parë që situata nuk është drejt përmirësimit.

Edhe këtë vit gjatë meshës do të respektohen masat e vendosura në kuadër të pandemisë siç është mbajtja e maskës.

Ky do të jetë viti i tretë besimtarët e krishterë, ortodoksë, katolikë e protestantë, kremtojnë të shtunën Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, nën masa anti COVID.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re